Kaos total, zgjedhja e trajnerit trondit Lewandowski-n

“Robert është i tronditur dhe i befasuar nga veprimet e trajnerit Paulo Sousa”.

Këto kanë qenë fjalët e zëdhënëses së sulmuesit polak Lewandowski, Monica Bondarowicz, për të përditshmen Interia.

Bondarowicz ka komentuar reagimin e futbollistit pas vendimit të trajnerit aktual që të largohet nga Polonia pak muaj para playoff-eve për Kupën e Botës për t’u transferuar te Flamengo.

Një vendim që ka futur në kaos Poloninë, me tifozët dhe shtypin që e konsiderojnë portugezin një dezertor.

Leave A Comment