• Home
  • Moto GP
  • Katari “kopjon” Bahrein, ofron falas vaksinën anti-Covid për MotoGP

Katari “kopjon” Bahrein, ofron falas vaksinën anti-Covid për MotoGP

Qeveria e Katarit ka “kopjuar” atë të Bahrein dhe ka vendosur t’u ofrojë falas vaksinimin të gjitha skuadrave të MotoGP. Kjo ofertë vlen edhe për kategoritë e Moto 2 e Moto 3. Vaksinimi është vullnetar dhe jo i detyrueshëm.

Në Katar po zhvillohen aktualisht testet dimërore të MotoGP dhe më 28 mars do të zhvillohet gara e parë sezonale (pista e Losail). Pra, ashtu si në rastin e Formula 1, të gjitha stafet e pilotët kanë mundësi të kryejnë gjatë kësaj fundjave dozën e parë të vaksinës Pfizer dhe më pas, kur të zhvillohet gara e parë sezonale, të kryejnë edhe dozën e dytë.

Kjo masë e qeverisë bëhet t’u siguruar shëndetin të gjithë personave gjatë kohës që ata do të qëndrojnë në Katar. Vaksinimi do të kryhet direct në garazhet e MotoGP, ku ndodhet edhe një qendër shëndetësore.

Leave A Comment