• Home
  • Seria A
  • Kessie-Milan drejt lamtumirës, “Presidenti” po “flirton” me këtë klub gjigant

Kessie-Milan drejt lamtumirës, “Presidenti” po “flirton” me këtë klub gjigant

Në faqet e “Gazzetta dello Sport” analizohet e ardhmja e Kessie, gjithnjë e më larg Milanit. Lamtumira tani duket thuajse e sigurt, pasi edhe mundësia që kontrata që skadon në qershor të mund të rinovohet “in extremis” është thuajse zero.

Pretenduesit “fërkojnë duart”. Transferimi i tij falas është i lakmuar nga shumë klube të mëdhenj, nga ata të Premier League te PSG, Juventusi, Interi dhe mbi të gjitha Barcelona. Nga Spanja, thashethemet po bëhen gjithnjë e më këmbëngulëse.

Kessie shihet si një nga emrat në “pole” për të përforcuar mesfushën e katalanasve. Kundërlëvizja e Milanit? Renato Sanches i Lilla është favoriti kryesor për ta zëvendësuar “Presidentin”.

Duke folur në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes ndaj Sampdorias, trajneri i Milanit, Stefano Pioli, u përgjigj edhe për situatën e lojtarit nga Bregu i Fildishtë, që po i skadon kontrata: “Kessie është titullar i Milanit, ashtu si edhe të tjerët.

Dakord me kritikat për paraqitjet e tij të fundit, por kundër Lazios ka bërë shumë mirë në të dyja fazat, bllokoi Milinkovic. Në derbi i kam kërkuar një lojë sakrifice. Jam i bindur për cilësitë e tij teknike dhe morale, ai duhet të vazhdojë kështu”.

Leave A Comment