• Home
  • Moto GP
  • “Kisha frikë se nuk do të kisha më krahun normal”

“Kisha frikë se nuk do të kisha më krahun normal”

Në prag të garës së Çmimit të Madh të Anglisë në Moto GP, që zhvillohet këtë fundjavë në pistën e Silverstone, piloti spanjoll i Honda, Marc Marquez, ka rrëfyer se për të periudha jashtë pistave ka qenë e vështirë. Ai kreu 3 operacione në shpatull gjatë vitit të kaluar, duke qëndruar 9 muaj jashtë pistave.

Kisha frikë se kur të rikthesha, nuk do të kisha më një krah normal pas 3 operacioneve. Në tetor dhe nëntor të vitit të kaluar, isha i pafuqishëm, sa që nuk ngrija dot as një shishe uji. Sforcohesha shumë kur ushqehesha dhe nuk isha në gjendje të lëvizja krahun normalisht. Kisha frikë”, tha Marquez.

Pas atyre 9 muajve plot ankth, piloti u rikthye në pistë: “Motivimi ishte i madh, psi ishte hera e parë që përballesha me një problem të tillë në karrierë. Mund edhe të ndalesha, porn ë momentet e vështira tregon potencialin tënd. Tani më duhet të vuaj për t’u përmirësuar dhe të fitoj sërish”.

Leave A Comment