“Kjo është mundësia e fundit”, Depay: Nuk dua as të mendoj për…

Memphis Depay e mirë rëndësinë e sfidës së Champions League mes Bayern dhe Barcelona.

Një ndeshje që mund të kushtëzojë sezonin e katalanasve, në mënyrë pozitive ose negative:

“Është mundësia jonë e fundit, është si një finale. Duhet të përgatitemi shumë mirë në aspektin mendor për të dhënë gjithçka dhe për të marrë rezultatin”, ka thënë holandezi për kanalet zyrtare të klubit blaugrana.

“Duam revanshin pas humbjes 3-0 të pësuar në Camp Nou. Do të ishte e rëndësishme për mua të shënoj, por më e rëndësishme është të kualifikohemi. Jemi Barça dhe gjithçka është e mundur”.

Europa League? Jo, faleminderit: Nuk mendoj për asnjë kompeticion tjetër që nuk është Champions League. Është kompeticioni ku duhet të luajë Barcelona”.

Leave A Comment