• Home
  • Kupa e Botës
  • “Kjo është një çmenduri”, Voller: Stresi do të ishte shumë i madh

“Kjo është një çmenduri”, Voller: Stresi do të ishte shumë i madh

Drejtori ekzekutiv i Bayer Leverkusen, Rudi Voller, ka komentuar idenë e FIFA-s për ta zhvilluar Kupën e Botës çdo dy vite:

“Është një ide absolutisht e çmendur. Çdo dy vite zhvillohet një ngjarje e madhe sportive. Europiani është një Botëror i vogël. Në rast se do të bëhet një gjë e tillë, çdo verë do të zhvillohet një Botëror ose një Europian. Stresi për lojtarët do të ishte shumë i madh”, ka thënë Voller.

Në lidhje me Kupën e Botës që do të zhvillohet në Katar:

“Do të jetë një Botëror shumë special. Mendoj se e kanë zgjidhur në mënyrë shumë të mirë problemin e kalendarëve. Mendoj se do të jetë një Botëror fantastik si gjithë të tjerët dhe e presim me padurim”.

Leave A Comment