• Home
  • Premier League
  • Klopp dhe zhgënjimi i madh i Salah: Ka qenë e dhimbshme, unë e kam provuar vetë

Klopp dhe zhgënjimi i madh i Salah: Ka qenë e dhimbshme, unë e kam provuar vetë

Kanë kaluar pak ditë nga ajo sfidë e humbur me penallti nga Egjipti i tij në finalen e Kupës së Afrikës kundër Senegalit, megjithatë, Mohamed Salah nuk arrin ta pranojë akoma se ëndrra për ta fituar titullin i ka ikur nga duart.

Konfirmimi ka ardhur nga trajneri i Liverpool-it, Jurgen Klopp, i cili ka folur për gjendjen shpirtërore të sulmuesit egjiptian. Siç ka bërë të ditur Sky Sports, trajneri gjerman ka folur për yllin e tij, që është kthyer te Të Kuqtë për të qenë në dispozicion për të luajtur, ndoshta që në mbrëmjen e sotme kundër Leicester.

“Salah është shumë i zhgënjyer, ka qenë një ndeshje e madhe. Është gjithmonë e vështirë të humbësh një finale, mund ta them unë vetë. Megjithatë, të humbësh ashtu siç i ka ndodhur skuadrës egjiptiane është akoma më e dhimbshme”, ka thënë Klopp.

“Është i lumtur që është kthyer në klub, por edhe shumë i zhgënjyer. Kemi folur për Kupën e Afrikës me të. Sigurisht, që e kemi bërë. Jam i sigurt se ai do ta përballojë shumë mirë. Gjithsesi, është duke menduar akoma atë finale. Është vënë në dispozicion, por është e pashmangshme që ta ketë akoma në mendje”.

Leave A Comment