• Home
  • Champions League
  • Klubet angleze shqetësojnë Nagelsmann: Ka shumë diferencë, por kemi një plan

Klubet angleze shqetësojnë Nagelsmann: Ka shumë diferencë, por kemi një plan

Trajneri i Bayern Munich, Julian Nagelsmann, ka theksuar diferencën e madhe që ekziston mes skuadrës së tij dhe klubeve të Premier League.

“A besoj se drejtoj skuadrën më të mirë të Europës? Nuk e di, nuk drejtoj të gjitha skuadrat e Europës. Sigurisht është një nga më të mirat dhe objektivi ynë është që të jemi të tillë.

“Kemi fituar shumë dhe punojmë për t’u përmirësuar. Kemi bërë një grup shumë të mirë në Champions dhe duam të bëjmë mirë edhe në vazhdim”, ka thënë trajneri gjerman pas fitores 3-0 ndaj Barcelona-s.

“A mund të hapet epoka e Bayern pasi është mbyllur ajo e Barçës? Diferenca e buxheteve me Anglinë është e madhe, kemi rregulla në Gjermani.

“Do të duhet të bëjmë një punë të mirë me zbulimin e lojtarëve dhe të gjejmë futbollistë të talentuar që të mund të bëhen yje. Nuk do të jetë e lehtë, por do të kërkojmë të bëjmë maksimumin”.

Leave A Comment