• Home
  • Basketboll Vendi
  • Kombëtarja humbet edhe miqësoren e dytë me Kosovën, tani radha e Europianit

Kombëtarja humbet edhe miqësoren e dytë me Kosovën, tani radha e Europianit

Kombëtarja shqiptare e basketbollit për meshkuj është mundur 88-71 nga Kosova në miqësoren e dytë mes dy ekipeve, ndeshje e luajtur në Prishtinë. Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Afrim Bilali i kanë humbur kështu të dyja miqësoret e vetme të luajtura në prag të fazën para-eliminatore të Eurobasket 2021, që nisin më 3 gusht.

Shqipëria e Kosova, që përgatiten për këtë event Europian, zhvilluan dy takime në Prishtinë për të kryer kolaudimet e fundit në prag të sfidave zyrtare. Nëse Kosova duket një shkallë më lart për Shqipërinë problemet janë të shumta. Çka e kthejnë në një “mision të pamundur” objektivin për t’u kualifikuar më tej në këtë event.

Kuqezinjtë janë në Grupin E të fazës para-eliminatore të Europianit, ku do të luajnë 4 ndeshje: Dy ndaj Danimarkës dhe dy ndaj Bjellorusisë. Në fazën eliminatore të Eurobasket 2021 shkon vetëm skuadra që renditet e para në grup. Kombëtarja ka dy javë që përgatitet për këtë event, por rezultatet në miqësore ende nuk bindin.


Nga miqesorja Kosove-Shqiperi

Edhe dy miqësoret e zhvilluara në Prishtinë treguan se dëshira e skuadrës së drejtuar nga trajneri Afrim Bilali nuk mungon, por problemet janë të shumta. Shqipëria luan me hope, duke bërë që rivalët të përfitojnë nga gabimet, siç dhe ndodhi në këto ndeshje. Gjithsesi, grupi ka ende edhe një javë kohë për të sistemuar gjërat dhe për të qenë gati për sfidën e parë zyrtare.

Rezultatet teknike

Kosovë – Shqipëri, 98-85 (20-24, 26-17, 28-20, 24-24)

Kosovë – Shqipëri, 88-71 (22-18, 21-11, 18-19, 27-23)

Ndeshjet e Eurobasket 2021

3 gusht, Shqipëri – Bjellorusi (Tiranë)

10 gusht, Danimarkë – Shqipëri (Kopenhagen)

14 gusht, Bjellorusi – Shqipëri (Minsk)

21 gusht, Shqipëri – Danimarkë (Tiranë)

Leave A Comment