Kombëtarja U-18 vajza për vajza në baskteboll ka zhgënjyer totalisht në Divizionin B të Kampionatit Europian të kësaj grupmoshe, duke u mundur në të gjitha ndeshjet. 7 humbje në po kaq takime të luajrtura e kanë pozicionuar kombëtaren kuqezi në vendin e 23-të dhe të fundit, duke mos korrur asnjë fitore.
Ndeshjet e Divizionit B të Europianit U-18 u zhvilluan në Shkup të Maqedonisë, aty ku vajzat e drejtuara nga trajnerja Mirza Alibegaj lanë shumë për të dëshiruar. Pas 5 humbjeve në fazën e grupeve (Grupi D) Shqipëria u pozicionua e fundit, por vijoi rrugëtimin e saj në Europian në takimet për klasifikimin përfundimtar.
Gjithsesi, edhe dy ndeshjet e fundit nuk sollën asnjë ndryshim, pasi Shqipëria u mund fillimisht 90-46 nga Austria në sfidën për vendet 17-23 dhe më pas u mund nga maqedonaset 77-64 në takimin e fundit, për vendet 21-23. Për pasojë, Shqipëria renditet në vendin e 23-të dhe të fundit, me 7 humbje dhe asnjë fitore.
Rezultatet teknike (Grupi D)
Shqipëri – Suedi, 46-100
Shqipëri – Luksemburg, 49-74
Shqipëri – Holandë, 36-89
Shqipëri – Britani e Madhe, 50-67
Shqipëri – Ukrainë, 60-80
Vendet 17-23
Shqipëri – Austri, 46-90
Vendet 21-23
Shqipëri – Maqedoni, 64-77