• Home
  • Basketboll Vendi
  • Kosova mposht Shqipërinë në miqësoren e parë të luajtur në Prishtinë

Kosova mposht Shqipërinë në miqësoren e parë të luajtur në Prishtinë

Kombëtarja e meshkujve në basketboll ka humbur miqësoren e parë të zhvilluar në Prishtinë ndaj Kosovës me rezultatin 98-85. Të dyja ekipet kombëtare po përgatiten për turneun para-eliminator të Eurobasket 2021, ndeshjet e të cilit nisin më 3 gusht.

Për këtë arsye, në kuadrin e përgatitjeve reciproke, Shqipëria e Kosova ranë dakord të zhvillojnë dy ndeshje miqësore, e para e prej të cilave u fitua nga vendasit. Një ndeshje me rivalitet dhe ekuilibruar shumicën e kohës (periodat 20-24, 26-17, 28-20, 24-24).

Shqipëria e nisi mire takimin, duke udhëhequr në periodën e parë. Gjithsesi, më tej, vendasit morën frenat e lojës, duke patur një epërsi të lehtë, por pa u shkëputur shumë, duke bërë që takimi të ishte i hapur deri në fund. Ndeshja u luajt pa praninë e mediave, ashtu sikurse do të luhet edhe e dyta.

Për trajnerin e kombëtares Afrim Bilali, këto dy ndeshje janë një shans i mirë për të parë gjendjen e skuadrës në prag të 4 ndeshjeve zyrtare. Shqipëria do të luajë më 3 gusht ndeshjen e parë ndaj Bjellorusisë në Tiranë, ndërkohë që ekipi tjetër rival i grupit është Danimarka.

Leave A Comment