• Home
  • Kukesi
  • Kukësi e pëson në fund, Dinamo kthehet te fitorja me Imamin (Video)

Kukësi e pëson në fund, Dinamo kthehet te fitorja me Imamin (Video)

Rezultat befasues në Superiore.

Dinamo ka mposhtur Kukësin 1-0 dhe ka marrë një fitore të rëndësishme në transfertë për mbijetesën.

Takimi i luajtur në Elbasan Arena është vendosur në minutën e 89-të nga një gol i Imami-t.

Një ndalesë e papritur për Kukësin, që ka shpërdoruar kështu një mundësi për të shkuar tri pikë larg kryesuesve të Tiranës.

Dinamo, nga ana tjetër, mban vendin e shtatë në renditje me 18 pikë.

Leave A Comment