• Home
  • Seria A
  • Kulusevski nuk e di se çfarë shkoi keq me Allegrin: Premier League është një tjetër “planet”

Kulusevski nuk e di se çfarë shkoi keq me Allegrin: Premier League është një tjetër “planet”

Debutimi me fanellën e Tottenhamit nuk ishte emocionues për Dejan Kulusevski, i cili hyri në fushë në minutat e fundit ndaj Southampton dhe ishte “dëshmitar” i triumfit 3-2 të “Shenjtorëve”. Suedezi u përpoq ta kthente vështrimin prapa, në të kaluarën e tij të afërt me fanellën e Juventusit.

Gjasat që Dejan i ka përfunduar eksperienca në Torino janë të mëdha, duke pasur parasysh të drejtën e blerjes nga Tottenham. Juventusi kishte investuar gati 40 milionë për të vetëm dy vite më parë, përveçse e la lojtarin në huazim te Parma deri në fund të sezonit. As me Andrea Pirlo dhe as me Max Allegri nuk ia doli të të tregojë potencialin e tij.

I intervistuar nga “Sky Sport”, Kulusevski nuk tregoi keqardhje të veçantë për ecurinë e 18 muajve të kaluar te Juventusi: “Çfarë shkoi keq me Allegrin? Nuk e di, të jem i sinqertë. Ndonjëherë futbolli është i tillë. Gjeta më pak hapësira ​​dhe nuk isha në gjendje të demonstroja potencialin tim. Jeta vazhdon, ka gjithmonë ulje e ngritje. Ia dola shumë mirë fundin e sezonit të kaluar, por kështu shkoi dhe mezi pres të dëshmoj sa vlej në Londër”.

Duke parë përpara, Dejan gjeti një futboll shumë të ndryshëm nga ai që sapo la. Një futboll më fizik dhe ndoshta më i përshtatshëm për karakteristikat e tij: “Tani luaj për Tottenhamin dhe jam shumë i lumtur që jam në Angli. Ditën e parë që mbërrita këtu pashë stërvitjen e shokëve të skuadrës dhe mbeta i befasuar. Pashë një sport tjetër, të gjithë lëviznin shumë më shpejt. Kishte më shumë intensitet dhe përplasje fizike. Për kësi fërkimesh, praktikisht këtu nuk ka faulle”.

Leave A Comment