• Home
  • Basketboll Vendi
  • Kupa e Shqipërisë, përcaktohen datat e gjysmëfinaleve të shtyra prej pandemisë

Kupa e Shqipërisë, përcaktohen datat e gjysmëfinaleve të shtyra prej pandemisë

Federate Shqiptare e Basketbollit (FSHB), përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ka bërë me dije se ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë për femra dhe meshkuj do të luhen më datat 4-7 shkurt.

Këto sfida ishin planifikuar të luheshin një javë më parë, por u shtynë për shkak të temperaturave të ulta dhe pandemisë Covid-19.

Kështu, më datën 4 shkurt (e premte), në pallatin e sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet do të luhen dy gjysmëfinalet e femrave. Ndërsa të shtunën (5 shkurt), do të luhet finalja.

Gjysmëfinalet e meshkujve do të luhen më 6 shkurt, në Tiranë dhe Shkodër, ndërsa finalja do të zhvillohet më 7 shkurt, në kryeqytet.

Gjysmëfinale-Femra (4 shkurt)

Tirana Barleti Basket – Flamurtari, 16:00

Partizani – Tirana, 18:00

Gjysmëfinale-Meshkuj (6 shkurt)

Tirana – Teuta, 18:00

Vllaznia – Kamza Basket, 18:00

Leave A Comment