• Home
  • Basketboll Vendi
  • Kupa e Shqipërisë, Tirana dhe Vllaznia sigurojnë një biletë për në finale

Kupa e Shqipërisë, Tirana dhe Vllaznia sigurojnë një biletë për në finale

Tirana dhe Vllaznia janë dy skuadrat finaliste të Kupës së Shqipërisë në basketboll për meshkuj, të kualifikuara mbrëmjen e sotme, pas dy takimeve gjysmëfinale të luajtura në kryeqytet dhe Shkodër.

Në “Fahrie Hoti”, Tirana fitoi 82-76 ndaj Teutës kampione, duke përmbysur një disavantazh që dukej i vështirë për t’u rikuperuar. Gjithsesi, janë bardheblutë ata që dominojnë në pjesën e parë, ku udhëheqin 40-33.

Teuta nuk dorëzohet dhe në 10-minutëshin e tretë arrin të rikuperojë dhe të udhëheqë 61-53, duke iu afruar fitores. Tirana, mbështetur edhe nga fansat e shumtë, arrin të përmbysë gjithçka në minutat e fundit dhe fiton 82-76.

Julian Hamati, me 34 pikë e 12 rebound, ishte shënuesi më i mirë për Tiranën, ndërkohë që te durrsakët mungoi lojtari lider. Bardheblutë janë kampionë në fuqi të këtij turneu, të cilin synojnë ta mbrojnë ndaj Vllaznisë.

Shkodranët fituan në sekondat e fundit 90-88 ndaj Kamza Basket, një tjetër sukses me përmbysje. Vllaznia udhëheq 24-16 pas përfundimit të çerekut të parë, por kamzalinjtë përmbysin shifrat në periodën e dytë dhëe udhëheqin 50-46.

Miqtë e thellojnë diferencën edhe në 10-minutëshin e tretë, 76-66. Gjithsesi, në periodën e katërt, vllaznia bën një lojë të mirë dhe me pak fat, arrin të mposhtë Kamzën falë disa gjuajtjeve të lira, ndërsa miqtë bëjnë disa gabime.

Të gjithë titullarët e Vllaznisë realizuan mbi 10 pikë (Shestani më i miri më 21 pikë), ndërsa për miqtë u dalluan Davis me 29 pikë e Brooks me 22, por që mbetën për statistikë. Nesër (e hënë), në “Fahrie Hoti” do të luhet finalja e Kupës së Shqipërisë.

Leave A Comment