• Home
  • Bundesliga
  • Kushton 40 milionë euro, BVB arrin marrëveshjen me zëvendësuesin e Haaland

Kushton 40 milionë euro, BVB arrin marrëveshjen me zëvendësuesin e Haaland

Borussia Dortmund mbetet active në merkato. Sipas asaj që raporton “Bild”, verdhezinjtë kanë zgjedhur tashmë zëvendësuesin e Erling Haaland, në rast se sulmuesi norvegjez vendos të largohet nga Gjermania në fund të sezonit. Ky është Karim Adeyemi, pjesë e Salzburgut, pikërisht klubi me të cilin ka shpërthyer numri aktual 9 i Borussia.

19-vjeçari po kalon një sezon shumë të mirë. Ai ka shënuar 15 gola në 27 ndeshje dhe e ka udhëhequr skuadrën e tij në fazën eliminatore të Champions League. Gjithashtu, sipas asaj që shkruan gazeta gjermane, Karim tashmë ka nënshkruar një kontratë 5-vjeçare me klubin e Bundesligës.

Dortmundi nuk është sigurisht i vetmi klub në gjurmët e këtij futbollisti. Edhe Barcelona është ​​në kërkim të një lojtari të ri që ka instiktin vrasës para portës. Sidoqoftë, dëshira e lojtarit është që të luajë në Gjermani. Sipas gazetës gjermane, ka një marrëveshje me lojtarin, por jo me Salzburgun, i cili kërkon 40 milionë euro për një sulmues që ka ende kontratë deri në vitin 2024. Për këtë arsye, largimi i tij nuk do të jetë i lehtë.

Leave A Comment