• Home
  • La Liga
  • LA LIGA | Pique kalon Puyol dhe shkruan historinë, Pedri gjen golin! Por Espanyol përgjigjet (VIDEO)

LA LIGA | Pique kalon Puyol dhe shkruan historinë, Pedri gjen golin! Por Espanyol përgjigjet (VIDEO)

Rekord i ri për Gerard Piqué, i cili mbrëmjen e sotme, me rastin e derbit katalanas ndaj Espanyolit, ka hyrë edhe më shumë në historinë e Barcelonës, duke arritur në top 5-shen e lojtarëve me me shume ndeshje ndonjëherë.

Mbrojtësi katalanas ka arritur në fakt numrin 594 te ndeshjeve te zhvilluara, duke kaluar ish-kapitenin Carles Puyol i ndalur në 593. Përballë mbrojtësit vetëm përbindëshat e shenjtë: Messi, Xavi, Iniesta dhe Busquets!

Sakaq, Barcelona dhe Espanyol kane mbyllur 45′ e para ne barazim 1-1. Pas golit te shpejte te talentit Pedri, pa u mbyllur minuta e 2-te e ndeshjes (asist perfekt nga Jordi Alba) ka ardhur barazimi i vendasve me Darder.

De Tomas merr topin në zonë dhe i shërben Darderit, i cili mposht Ter Stegen me një kthesë të bukur me këmbën e djathtë.

Ne fushe edhe futbollisti shqiptar, Keidi Bare, qe u ndeshkua me te verdhe.

 

Leave A Comment