• Home
  • La Liga
  • LAJMI I FUNDIT! Nuk është Morata, sulmuesi i njohur zbarkon te Barcelona

LAJMI I FUNDIT! Nuk është Morata, sulmuesi i njohur zbarkon te Barcelona

Pierre-Emeric Aubameyang ka zbarkuar mëngjesin e sotëm në aeroportin “El Prat”. Në ditën e fundit të merkatos dimërore, Barça duket e gatshme të mbyllë nënshkrimin me lojtarin e Arsenalit.

Me gjasë është kaluar në këtë zgjidhje për sulmin blaugrana, duke pasur parasysh refuzimin që hasën në marrjen e Álvaro Morata. Gjithçka tregon që nëse nuk do të ketë ndonjë kthesë të papritur të minutës së fundit, gabonezi do të jetë një lojtar i ri i Barçës.

Nga zona ekonomike e Barçës po punohet që të mund të kornizojnë kontratën e re hipotetike të sulmuesit gabonez me “fair-play financiar” të klubit.

Mësohet se futbollisti i Arsenalit, sipas “Sport”, ka pranuar të zbarkojë në “Camp Nou” me një ulje të konsiderueshme rroge, krahasuar me atë që merr në Londër.

Leave A Comment