• Home
  • La Liga
  • Laporta ka gati “internimin” e Dembele: Edhe po ndryshoi mendje, kushtet do të jenë ndryshe

Laporta ka gati “internimin” e Dembele: Edhe po ndryshoi mendje, kushtet do të jenë ndryshe

Joan Laporta, presidenti i Barçës, gjatë prezantimit të Adama Traores iu referua situatës së Ousmane Dembélé, i cili ka gjasa të përfundojë në tribunë gjashtë muajtt e mbetur të kontratës së tij. “Trajneri do të vendosë”, – siguroi ai.

Nga ana tjetër, presidenti i Barçës e bëri të qartë se oferta e rinovimit për sulmuesin francez ka skaduar më 20 dhjetor: “Nëse tani do të donte të negocionte dhe ne do të ishim të interesuar, kushtet do të jenë ndryshe.

Dembélé është një lojtar që nuk ka dashur të rinovojë. Një lojtar që pothuajse me siguri nuk do ta kemi sezonin e ardhshëm, sepse duhet të ketë rënë dakord me ndonjë klub tjetër, është më e vështirë për të të luajë.

Megjithatë, trajneri po e rindërton skuadrën dhe ai e di se kë mund të llogarisë këtë sezon. Dembélé dhe agjenti i tij nuk kanë dashur të pranojnë ofertën e rinovimit që iu është bërë.

Xavi është po aq i befasuar sa ne që Ousmane nuk e ka pranuar rinovimin. Shpresoj që të zgjidhet në mënyrën më të mirë të mundshme për Barçën. Rrethanat janë ato që janë dhe përveç atyre sportive, llogariten edhe ato kontraktuale. Realiteti është se ne nuk e kemi kuptuar pozicionin e lojtarit”.

Nga ana e tij, Jordi Cruyff, drejtor i skautingut ndërkombëtar të Barcelonës, mori fjalën për të shpjeguar: “Klubi po e konsideron Dembele si çdo lojtar tjetër. Në nëntor ose dhjetor kishim situatën që kishim, por tani klubi është forcuar dhe ka më shumë lojtarë vertikalë, lojtarë sulmues. Prandaj, situata emergjente ka ndryshuar pak”.

Leave A Comment