• Home
  • Seria A
  • Lautaro Martinez ëndërron shumë, ja si e “kërcënon” Liverpool-in

Lautaro Martinez ëndërron shumë, ja si e “kërcënon” Liverpool-in

Pak i frustruar kohëve të fundit me fanellën e Interit (nuk ka shënuar disa ndeshje), argjentinasi Lautaro Martinez shpreson që rikthimin e Champions-it ta rijetojë si protagonist. Kalendari shërben në një “pjatë të argjendtë” ndeshjen kundër Liverpool-it, në një “San Siro” që, edhe pse ende në 50 për qind të kapacitetit prej pandemisë, do të brohorasë fort.

Argjentinasi, duke folur në “Prime Video”, zbulon një pamje paraprake të egërsisë së Interit në fushë: “Kundër Liverpool-it duam të jemi protagonistë, ta mbajmë topin, të sulmojmë, të mbrojmë mirë portën dhe të lëndojmë kundërshtarin”.

Jo keq si një filozofi e qasjes taktike. Ai është gati të bëjë të tijën: “Nesër do të shihni një lojtar që është rritur shumë dhe që ka luajtur tashmë dy, tri herë në këtë kompeticion. Do të jetë një ndeshje e shkëlqyer për t’u luajtur. Kaluam fazën e grupeve, çka ishte e rëndësishme për ne. Tani shpresoj të bëj mirë dhe t’i jap një dorë skuadrës për të ecur përpara. Kjo është ëndrra jonë”.

Lautaro vlerëson gjithçka te Liverpool: “Klopp është një trajner i madh. Ai sigurisht që do të përgatitet mirë për këtë duel. Do të jetë e vështirë, Liverpooli ka shumë lojtarë të fortë. Duhet ta përgatisim mirë ndeshjen dhe të punojmë në fazën e posedimit, sepse kjo do të jetë e rëndësishme. Kundërshtari sulmon me shumë lojtarë, luan me sulmues shumë të shpejtë, ndaj duhet të jemi të kujdesshëm”.

Leave A Comment