• Home
  • Seria A
  • Lazio, Strakosha “kyç” portën. Do të jetë titullar edhe ndaj Portos

Lazio, Strakosha “kyç” portën. Do të jetë titullar edhe ndaj Portos

“Il Messaggero” thekson rëndësinë e Thomas Strakoshës për Lazion. Portieri shqiptar ka gjetur pozicionin startues, që kishte humbur, dhe bardhekaltrit me të nuk po pësojnë gola. Sarri e ka ripropozuar Reinën vetëm në Kupën e Italisë, ndërsa në pjesën tjetër të sezonit ka luajtur gjithmonë me shqiptarin.

Strakosha, në 8 ndeshje të Serie A ka qenë i pamposhtur. Tashmë ai ka fituar besimin e trajnerit dhe do të luajë nga minuta e parë edhe në Europë, kundër Portos. Sidoqoftë, nuk ka rrugë kthimi mes palëve. Shqiptari do t’i japë lamtumirën Lazios në verë.

Një histori e ndërlikuar, me Thomas titullar aq shumë, saqë përpara ardhjes së Pepe Reinës, klubi kishte nisur tashmë procedurat për rinovimin e kontratës. Më pas performanca e tij e luhatshme, blerja e spanjollit dhe ndryshimi i hierarkisë mes shtyllave ndryshuan kartat.

Për portierin shqiptar, për momentin nuk ka asnjë mundësi, të paktën nga ato që dalin në shtyp. Në Angli dhe Francë është e mundur që horizontet të happen për të.

Leave A Comment