• Home
  • Bundesliga
  • Lewandowski “pastron” thashethemet mbi të ardhmen, del kundër FIFA-s për…

Lewandowski “pastron” thashethemet mbi të ardhmen, del kundër FIFA-s për…

Nga skena e “Globe Soccer” në Dubai, Robert Lewandowski foli për të ardhmen e tij. Te Bayern Munich apo gjetkë? “Në jetën time futbollistike kam bërë gjithmonë atë që kam dashur. Mund të luaj për shumë vite, nuk kam menduar për të ardhmen pas disa vitesh. Ndoshta do të mund ta bëj, por tani gjithçka po shkon mirë.

Jam i fokusuar te sezoni, te ndeshjet e radhës, në atë që dua këtë sezon. Çdo vit ka zëra, për mua nuk është asgjë e re. Jam i fokusuar në fushë, në stërvitje. Është e vështirë, nëse i dëgjon të gjitha këto thashetheme. E rëndësishme është të jesh i lumtur aty ku je.

Kam punuar mendërisht për t’u rritur si nivel, për të dhënë më të mirën. Lëndimet mund të ndodhin, por kam punuar gjithmonë, që në fillim me babain tim, që ishte sportist. Frytet e asaj pune shihen edhe tani.

Çfarë mendoj për Kupën e Botës çdo dy vite? Unë nuk jam tifoz. Ne luajmë shumë ndeshje çdo vit. Nëse doni të tregoni diçka të veçantë, duhet të pushoni dhe jo vetëm në verë. Nëse ju dëshironi të luani një Botëror çdo dy vite, koha e karrierës së një lojtari do të shkurtohet. Është e pamundur që trupi të mbajë performanca kaq të larta. Ne duhet të pushojmë për të dhënë më të mirën tonë”.

Leave A Comment