• Home
  • Bundesliga
  • Lewandowski: U trishtova për “Topin e Artë? Do të doja që fjalët e Messit të mos ishin boshe

Lewandowski: U trishtova për “Topin e Artë? Do të doja që fjalët e Messit të mos ishin boshe

Robert Lewandowski preku majën, por nuk u ngjit dot në “Olimpin” e futbollit. Zhgënjim për sulmuesin e Bayern Munich, që nuk e mori dot “Topin e Artë” për këtë vit, i cili i shkoi Messit. “Nuk po fshihem, isha i lënduar dhe i pakënaqur.

Iu afrova çmimit të madh dhe fakti i konkurrencës me Messin më bën të kuptoj se në çfarë niveli jam. Iu afrova ‘Topit të Artë’, por u pikëllova”, – janë fjalët e bomberit polak për “Kanale Sportowym”.

Një shpërthim i vërtetë i 33-vjeçarit, që komenton edhe deklaratat e Messit për “Topin e Artë” të vitit të kaluar, të cilin sipas argjentinasit e meritonte pa diskutim ai dhe “France Football” duhet t’ia japë atë: “Uroj të mos ishin fjalë boshe, por të sinqerta. Gjithsesi, kjo ide nuk më emocionon”.

Leave A Comment