• Home
  • Bundesliga
  • Lewandowskit s’i del e keqja me Messin: “The Best” më objektiv se “Topi i Artë”

Lewandowskit s’i del e keqja me Messin: “The Best” më objektiv se “Topi i Artë”

Robert Lewandowski rikthehet për të folur mbi triumfin e tij në “The Best FIFA” dhe vendin e dytë pas Leo Messit në renditjen e “Topit të Artë”. Në referencë është viti 2021.

Në veçanti, sulmuesi polak nuk kurseu një goditje ndaj argjentinasit, fajtor se nuk e votoi për “The Best FIFA”: “E votova, sepse e njoh atë që ai ka bërë gjatë viteve. Pse këtë herë ai nuk më votoi mua? Nuk e di, duhet ta pyesni. Mori vendimin e tij”.

Sulmuesi i Bayern Munich “vë në kandar” edhe dy çmimet e mëdha në fjalë: “Kam arritur në përfundimin se lojtari më i mirë i FIFA-s është më i rëndësishëm se “Topi i Artë”. Vetëm gazetarët votojnë për të, ndërsa profesionistët dhe shtypi votojnë për “The Best FIFA”. Kapitenët dhe trajnerët mund t’i analizojnë veprimet tona më shumë objektivisht”.

Messi, megjithatë tha publikisht se sulmuesi polak e meriton ta fitojë “Topin e Artë”, për të cilin ky i fundit u përgjigj: “Shpresoj të jetë i sinqertë dhe të mos jenë vetëm fjalë”.

Leave A Comment