Liga Unike Femra, Flamurtari mposht Partizanin dhe korr suksesin e parë

Liga Unike në basketboll për femra ka mbyllur ndeshjet e javës së dytë. Në krye të renditjes me nga 4 pikë të plota janë skuadrat kosovare të Penza dhe Bashkimi, fituese edhe në sfidat e fundit.

Penza fitoi 80-74 ndaj Prishtinës  në derbin kosovar, ndërsa Bashkimi fitoi me lehtësi 81-49 ndaj Tiranës në kryeqytet. Ndeshja e tretë ishte ajo mes Partizanit dhe Flamurtarit, fituar me lehtësi 84-65 nga vlonjatet, që korrin suksesin e parë në Ligën Unike.

Kjo është edhe fitorja e parë e një skuadre shqiptare në Ligën Unike. Ndeshjet e javës së tretë do të luhen javën e ardhshme.

Liga Unike – Femra, java e dytë

Prishtina – Penza, 74-80

Partizani – Flamurtari, 65-84

Tirana – Bashkimi, 49-81

Renditja: Penza 4 pikë, Bashkimi 4 pikë, Prishtina 3 pikë, Flamurtari 3 pikë, Tirana 2 pikë, Partizani 2 pikë.

Leave A Comment