• Home
  • Basketboll Vendi
  • Liga Unike Femra/ Flamurtari ngjitet i dyti, Tirana e Partizani pa asnjë fitore

Liga Unike Femra/ Flamurtari ngjitet i dyti, Tirana e Partizani pa asnjë fitore

Skuadra kosovare e Penza është e vetmja pa asnjë humbje, duke fituar thellë 107-62 ndaj Partizanit. Ndeshje e komanduar nga kampionet e Kosovës, që nuk kanë asnjë humbje në këtë turne.

Fiton edhe Flamurtari, që fitoi 81-71 ndaj Tiranës, duke qëndruar në vendin e dytë. Vlonjatet kanë 5 pikë, po aq sa edhe Prishtina, që fitoi 80-71 ndaj Bashkimit në derbin kosovar.

Tirana e Partizani janë dy skuadrat e vetme pa asnjë fitore në këtë event.

Liga Unike – Femra, java e 3-të

Bashkimi – Prishtina, 71-80

Flamurtari – Tirana, 81-71

Penza – Partizani, 107-62

Renditja: Penza 6 pikë, Bashkimi 5 pikë, Prishtina 5 pikë, Flamurtari 5 pikë, Tirana 3 pikë, Partizani 3 pikë.

Leave A Comment