• Home
  • Basketboll Vendi
  • Liga Unike Femra/ Flamurtari triumfon në Kosovë, humbasin Tirana e Partizani

Liga Unike Femra/ Flamurtari triumfon në Kosovë, humbasin Tirana e Partizani

Janë luajtur takimet e raundit të katërt të Ligës Unike në basketboll për femra.

Ekipi i Flamurtarit është i vetmi që mban lart flamurin e kampionatit shqiptar, duke triumfuar në Kosovë 78-60 ndaj Bashkimit. Ky është suksesi i tretë për vlonjatet në këtë event, që ndodhen në vendin e dytë me 7 pikë.

Në krye të renditjes me 8 pikë të plota është Penza, që fitoi 96-82 ndaj Tiranës në kryeqytet. Në ndeshjen tjeter të Ligës Unike, ekipi i Prishtinës triumfoi me lehtësi ndaj Partizanit me rezultatin 95-62, duke ndarë vendin e dytë me vlonjatet.

Liga Unike Femra, java e 4-t

Prishtina – Partizani, 95-62

Tirana – Penza, 82-96

Bashkimi – Flamurtari, 60-78

Renditja: Penza 8 pikë, Prishtina 7 pikë, Flamurtari 7 pikë, Bashkimi 6 pikë, Tirana 4 pikë, Partizani 4 pikë.

Leave A Comment