Liga Unike/ Tirana fiton sfidën me Vllaznisë, humbet Kamza Basket

Janë luajtur tri nga katër takimet e raundit të 10-të të Ligës Unike në basketboll për meshkuj (sfida Golden Eagle Ylli-Teuta është shtyrë). Në krye të renditjes pas kësaj jave qëndrojnë Ylli e Peja, me nga 17 pikë.

Peja fitoi me lehtësi në kryeqytet ndaj Kamza Basket 113-76, sfidë ku diferencat mes dy skuadrave ishin të mëdha. Fiton edhe Rahoveci, që mundi 98-92 Prizrenin në derbin kosovar.

Mjaft e bukur sfida mes Tiranës dhe Vllaznisë luajtur në “Fahrie Hoti”, ndeshje ku bardheblutë fituan 92-86. Të dyja ekipet rivalizuan deri në fund për fitoren, por në fund fituan kryeqytetasit (Hysa 20 pikë).

Liga Unike, java e 10-të

Tirana – Vllaznia, 92-86

Rahoveci – Prizreni, 98-92

Golden Eagle Ylli – Teuta, e shtyrë

Kamza Basket – Peja, 76-113

Renditja: Golden Eagle Ylli 17 pikë, Peja 17 pikë, Prizreni 16 pikë, Tirana 15 pikë, Teuta 14 pikë, Rahoveci 14 pikë, Vllaznia 12 pikë, Kamza Basket 12 pikë.

Leave A Comment