Liga Unike/ Vllaznia fiton sfidën me Kamzën, Teuta mposht Rahovecin

Liga Unike në basketboll për meshkuj ka rinisur me ndeshjet e raundit të 9-të, të parat për këtë vit. Skuadra e Teutës fitoi 83-80 ndaj kosovarëve të Rahovecit në Durrës, duke qëndruar në vendin e katërt. Durrsakët janë skuadra më e mirë shqiptare në këtë turne rajonal.

Fiton edhe Vllaznia, suksesi i dytë në këtë turne, duke mundur në Shkodër 85-79 Kamza Basket. Kjo është fitorja e parë e stafit të ri shkodran, që tashmë barazohet me pikë me Kamzën. Tirana u mund 107-89 në Kosovë nga Prizreni, ndërsa Golden Eagle Ylli fitoi 90-87 ndaj Pejës.

Liga Unike, Raundi i 9-të

Teuta – Rahoveci, 83-80

Prizreni – Tirana, 107-89

Peja – Golden Eagle Ylli, 87-90

Vllaznia – Kamza Basket, 85-79

Renditja: Golden Eagle Ylli 17 pikë, Prizreni 15 pikë, Peja 15 pikë, Teuta 14 pikë, Tirana 13 pikë, Rahoveci 13 pikë, Kamza Basket 11 pikë, Vllaznia 11 pikë.

Leave A Comment