• Home
  • Premier League
  • Lukaku “i vë zjarrin” Chelsea me mesazhin e koduar: Nëse duhet ta detyrosh, ndoshta nuk…

Lukaku “i vë zjarrin” Chelsea me mesazhin e koduar: Nëse duhet ta detyrosh, ndoshta nuk…

Një mesazh i kriptuar, i gjithi për t’u deshifruar, por që me siguri do ta bëjë Anglinë (dhe jo vetëm) të diskutojë në ditët në vijim. Romelu Lukaku, ish-sulmuesi i Interit dhe sot te Chelsea, ka publikuar në profilin e tij në Snapchat një fjali misterioze.

Shumë në Britaninë e Madhe e kanë interpretuar si një mesazh të qartë, si çdo gjë tjetër, veçse jo pajtues me trajnerin e bluve të Londrës, Thomas Tuchel. Me këtë të fundit, bomberi belg nuk ka marrëdhënie fort idilike.

“Nëse duhet ta detyrosh, ndoshta nuk përshtatet (nuk funksionon)”, – janë fjalët e Lukakut, ndoshta në lidhje me zgjedhjet taktike të trajnerit gjerman. Pas dy vitesh triumfesh dhe shifrash mbresëlënëse tek Interi, Lukaku vazhdon periudhën e tij jo fort pozitive në Londër. Dhe postimi i fundit social nuk do të bëjë gjë tjetër, veçse do të ndezë zjarrin e polemikave…

Leave A Comment