• Home
  • Moto GP
  • “Ma kanë ndaluar mjekët, kam 10 ditë që nuk ngjitem në motor”

“Ma kanë ndaluar mjekët, kam 10 ditë që nuk ngjitem në motor”

I rikthyer në pistë 1o ditë më parë në garën e zhvilluar në Portimao, pas 9 muajsh pushim, piloti spanjoll Marc Marquez përgatitet për sfidën e radhës në MotoGP. Spanjolli i Honda do të garojë këtë fundjavë në pistën e Jerez, një pistë e dashur për të. “Gradualisht kemi hyrë në ritmin e garës”, tha Marquez.

Gjatë këtyre 10 ditëve jam përpjekur të stërvitem sa më shumë, për të rikuperuar 100% fizikisht. Nuk kam prekur motor me dorë që nga gara e Portimao, por dua të qëndroj duarkryq. Po ndjek këshillat e mjekëve, për të qenë gati për sfidën e radhës, ku mund të synoj diçka më shumë”, tha Marquez.

Leave A Comment