Mamaja e Cristiano-s takon Papën dhe i bën dhuratën e veçantë

Dolores Aveiro, mamaja e sulmuesit të Manchester United, Cristiano Ronaldo, ka qenë gjithmonë një pikë referimi për kampionin portugez.

Këtë të mërkurë, ajo ka takuar Papa Françeskon dhe i ka dhuruar atij një fanellë të kombëtares së Portugalisë, me emrin dhe numrin e djalit.

Për këtë rast, Dolores ka publikuar një postim në Instagram ku duket Papa Françesko dhe dhuruata që i është bërë atij.

“Emocione unike, faleminderit”, ka qenë komenti i mamasë së Ronaldo-s.

Leave A Comment