• Home
  • Bundesliga
  • Manchester City nis sulmin për Haaland, por ylli norvegjez ka dëshira të tjera

Manchester City nis sulmin për Haaland, por ylli norvegjez ka dëshira të tjera

Erling Haaland është në “radarët” e Manchester City. Guardiola dëshiron ta marrë sulmuesin e datëlindjes 2000 në Premier League qysh verën e ardhshme. Sipas raportimeve të “Marca”, në fakt, “qytetarët” i kanë nisur kontaktet me agjentët e yllit norvegjez prej disa kohësh për ta çuar atë në Britaninë e Madhe.

Për 21-vjeçarin, megjithatë ka një konkurrencë të madhe mes Real Madridit, Barcelonës, Bayern Munich dhe Manchester City, të interesuar për shërbimet e bomberit nordik. Mësohet se Haaland do të donte të largohej nga Bundesliga dhe Borussia Dortmund, por jo për të luajtur me “qytetarët”. La Liga dhe Real Madridi janë në krye të listave të dëshirave të tij.

Leave A Comment