• Home
  • Seria A
  • Manchester United dorëzohet: Sfidë PSG-Real, Juventus shpreson akoma

Manchester United dorëzohet: Sfidë PSG-Real, Juventus shpreson akoma

Sipas së përditshmes angleze Mirror, Manchester United duket se po dorëzohet para faktit se do ta humbasë Paul Pogba për një herë të dytë. Edhe këtë herë me kosto zero.

Një kthim  tek Juventus-i duket i pamundur për shkak të rrogës 18 milionë euro të mesfushorit francez, që nuk mund të përballohet nga arkat e klubit bardhezi.

Real Madrid dhe Paris Saint-Germain po e ndjekin prej kohësh situatën e lojtarit, ndërsa Djajtë e Kuq duket se janë vënë në lëvizje për të gjetur një zëvendësues, duke vënë në shënjestër Youri Tielemans të Leicester.

Leave A Comment