• Home
  • Champions League
  • Manchester United, “luftë” e brendshme rekordesh: Greenëood mposht Rashford

Manchester United, “luftë” e brendshme rekordesh: Greenëood mposht Rashford

Luftë e bukur e brendshme te Manchester United mes dy prej të rinjve më të fortë të skuadrës.

Ndeshja e Champions League e Djajve të Kuq kundër Young Boys i ka dhënë mundësi trajnerit Rangnick që të aktivizonte lojtarët që kanë luajtur më pak.

Një besim që është shpërblyer menjëherë nga ana e Mason Greenwood, i cili ka shënuar golin e parë të sfidës kundër zviceranëve, duke vendosur një rekord.

Sipas Opta, në fakt, Greenwood është bërë lojtari me më shumë gola (8) të shënuar me United para se të mbushë 21 vjeç, duke thyer rekordin e vendosur nga shoku i tij i skuadrës, Marcus Rashford.

Ndeshja është mbyllur 1-1, por Djajtë e Kuq e kishin siguruar kualifikimin në 1/8-at dhe vendin e parë në grup.

Leave A Comment