Manchester United, tifozët marrin vendimin kundër 87 milionëshit

2022-shi i Manchester United nuk ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme. Jo vetëm mungesa e golave të Cristiano Ronaldo-s, por edhe paraqitje zhgënjyese nga mbrojtja dhe kryesisht nga Harry Maguire, kapiteni i Djajve të Kuq.

Siç ka shkruar Daily Express, pas barazimit 1-1 kundër Burnley-t, mbrojtësi anglez ka marrë kritika të ashpra nga ish-yje të futbollit dhe nga ana e tifozëve të tij, që kanë ngritur akoma më shumë dyshime mbi aftësitë e tija. Por jo vetëm kaq.

Shumë prej këtyre tifozëve kanë kërkuar hapur në rrjetet sociale që t’i hiqet shiriti i kapitenit. Madje kanë qenë të shumta ata që kanë mbetur të befasuar që shirit nuk i është dhënë Bruno Fernandes-it ose Cristiano Ronaldo-s.

Edhe ish-futbollisti Kleberson, duke folur për Paddy Power, i është bashkuar kritikave kundër anglezit: “Manchester United duke shumë i sigurt me Raphael Varane dhe Victor Lindelöf në mbrojtje. Maguire është një lojtar i shkëlqyer dhe me shumë eksperiencë, por ka kaluar momente shumë të vështira në këtë sezon, veçannërisht në përballjet një kundër një. Shpejtësia e vë në vështirësi”.

Kujtojmë se Harry Maguire u ble nga Manchester United në verën e 2019-ës për 87 milionë euro, duke u bërë edhe mbrojtësi më i shtrenjtë i të gjitha kohërave.

Leave A Comment