Mancini: Kjo është skuadra që dua të shmang në playoff

“Nëse nuk do të kemi asnjë lojtar të dëmtuar në mars, mund të përballemi me këdo. Nëse duhet të shmangim dikë, do të thoja Portugalia”.

Trajneri i Italisë, Roberto Mancini, është kthyer të flasë për barazimin me Irlandën e Veriut gjatë prezantimit të librit të Marino Bartoletti, “Il ritorno degli Dei”,  në Romë.

“Do të luftojmë sepse kemi akoma shanse. Është një periudhë negative. Nëse duhej të kishte një moment në të cilin gjërat nuk do të shkonin mirë, më mirë tani sesa në mars ose në Kupën e Botës”, ka thënë Mancio.

“Skuadra është shumë e mirë dhe nuk e ka fituar një Europian rastësisht: e kemi merituar duke mundur skuadrat më të forta”.

Leave A Comment