• Home
  • Nations League
  • Mancini: Me Spanjën do të jetë një sfidë e bukur. Do të fitojmë ne

Mancini: Me Spanjën do të jetë një sfidë e bukur. Do të fitojmë ne

Trajneri i Italisë, Roberto Mancini, pret me padurim sfidën me Spanjën, kundërshtari i Italisë në Final Four të Nations League.

“Do të jetë një sfidë e bukur me Spanjën”, ka thënë tekniku i axurrëve në një konferencë online të dhënë pas shortit.

“Janë pak si ne, kanë ndryshuar disa lojtarë dhe kanë konfirmuar disa lojtarë me eksperiencë, si Sergio Ramos, dhe janë kthyer shumë të fortë”.

“Në këto Final Four marrin pjesë ndoshta katër kombëtaret më të mira të Europës. Dhe në fund… do të fitojmë ne”.

Leave A Comment