• Home
  • Kupa e Botës
  • Mancini zgjedh fotografinë e 2021 dhe bën parashikimin: Ndoshta e fitojmë Botërorin me një…

Mancini zgjedh fotografinë e 2021 dhe bën parashikimin: Ndoshta e fitojmë Botërorin me një…

Roberto Mancini ka provuar të motivojë Italinë e tij në pritje të playoff-eve të marsit për një vend në Katar 2022:

“Na takon ne të dalim nga kjo situatë, por ajo që kemi bërë në verë nuk ka qenë e rastësishme. Kështu që duhet të besojmë dhe të japim gjithçka”, ka thënë Mancio në një intervistë të dhënë për Sportweek.

“Jorginho? Ka shënuar 2 penallti ndaj Aston Villa-s dhe ka shënuar gjashtë pas Zvicrës… Por nuk jam i zemëruar. Ai na ka dërguar në finale me Spanjën. Më pas ndoshta fitojmë Botërorin me një penallti të tijën, kushedi…”.

“Fotografia e 2021 është ajo pas finales me Anglinë, ku jemi të gjithë. Edhe pse në realitet mungojnë disa djem sepse kur them faleminderit mendoj për 50/60 futbollistët që kanë dhënë kontributin e tyre për të siguruar Europianin, që nga faza kualifikuese”.

Leave A Comment