• Home
  • Premier League
  • Mane ngushëlloi Salah pas Kupës së Afrikës: “Ja çfarë i thashë pas ndeshjes”

Mane ngushëlloi Salah pas Kupës së Afrikës: “Ja çfarë i thashë pas ndeshjes”

Kupa e Afrikës është mbyllur me një fitore dramatike pas penalltive nga Senegali kundër Egjiptit. Dueli me ngjyrat e “Liverpool-it” mes Sadiio Mane dhe Mohamed Salah është fituar nga i pari, i cili ka kaluar një moment me shokun e skuadrës para se të festonte me kombëtaren e  tij.

Një gjest fair play shumë i bukur. Ka qenë vetë Mane që ka zbuluar për BeIN Sports se çfarë i ka thënë egjiptianit menjëherë pas përfundimit të finales.

“I kam thënë se mbetet një lojtar i madh dhe se argëtohem duke luajtur me të në të njëjtin klub. E respektoj shumë dhe ka dhënë gjithçka për vendin e tij. Fatkeqësisht nuk ka fituar, por kjo nuk do të thotë se për të ka mbaruar”, ka thënë Mane.

“I kam thënë se mund të fitojë shumë trofe të tjerë, duke përfshirë Kupën e Afrikës në vitin 2023. Kanë një skuadër të re, kështu që ndoshta do të fitojnë një ditë”.

Leave A Comment