• Home
  • Moto GP
  • Marquez pranë lamtumirës, një kampion bote do t’i zërë vendin te Honda

Marquez pranë lamtumirës, një kampion bote do t’i zërë vendin te Honda

Marc Marquez mund të tërhiqet nga sporti vitin e ardhshëm, madje ka gjasa që kjo lamtumirë e pilotit spanjoll të Honda të ndodhë edhe më herët. Lajmin e konfirmojnë mediat spanjolle, referuar burimeve nga motori japonez dhe faktit se 8 herë kampioni i botës vuan nga biplopia (vision i dyfishtë i gjërave).

Piloti spanjoll nuk mori pjesë në dy garat e fundit, madje as në testet e zhvilluara pas sezonit. Ai duhet të qëndrojë pushim absolut edhe për disa javë, çka e bën të vështirë rikthimin e tij në pistë. Ndaj, te Honda, kanë nisur që tani të mendojnë për zëvendësuesin e tij dhe kanë piketuar kampionin e botës në MotoGP, Fabio Quartararo.

Francezi ishte i pakënaqur me paraqitjet e Yamaha të këtij fundsezoni, madje edhe me testet e zhvilluara në Jerez. Ai deklaroi se mund të mos e rinovojë kontratën me Yamaha, çka lë të hapur mundësinë e kalimit te Honda. Madje në Spanjë ky kalim duket i sigurtë për vitin 2023, kur të përfundojë kontrata aktuale.

Leave A Comment