• Home
  • Kupa e Botës
  • Martinez paralajmëron rivalët: Në Katar s’do të bëjmë gabimet e bëra kundër Francës

Martinez paralajmëron rivalët: Në Katar s’do të bëjmë gabimet e bëra kundër Francës

I zhgënjyer nga humbja e pësuar në Europian kundër Italisë, i zemëruar për humbjen kundër Francës në Nations League, trajneri i Belgjikës, Roberto Martinez, shikon drejt Kupës së Botës si një tjetër mundësi për reavansh.

Në një intervistë të dhënë për Eleven Sports, në të cilën ka ripërshkuar vitin që është duke u mbyllur, spanjolli ka thënë se “pas eliminimit kundër Italisë në Europian, kam qenë shumë i zhgënjyer për lojtarët e mi.

“E kam patur shumë të vështirë ta pranoja, ndërsa në Nations League jam zemëruar, sepse ia kemi dhuruar ndeshjen Francës pas një pjese të parë shumë të mirë. Tani kemi objektiva të qartë dhe 12 muaj për të ndrequr gabimet e bëra në pjesën e dytë kundër francezëve”.

Në lidhje me të ardhmen: “Nëse do të fitojmë Botërorin 2022, do të ishte bukur të vazhdonim deri në 2026-ën”.

Leave A Comment