• Home
  • Premier League
  • Matthaus: Kush do ta fitojë Champions-in? Herët ose vonë do t’ia dalin

Matthaus: Kush do ta fitojë Champions-in? Herët ose vonë do t’ia dalin

Champions League do të kthehet më 1/8-at e finaleve dhe janë kthyer parashikimet mbi skuadrën që do të triumfojë në këtë sezon. Legjenda Lothar Matthaus ka dhënë mendimin e tij për Kicker.

“Kush janë favoritët për ta fituar Champions-in në këtë sezon? Them Chelsea, Liverpool e Manchester City. Edhe Bayern Munich nëse nuk do të ketë dëmtime dhe rregullon mbrojtjen”, ka thënë Matthaus.

“PSG? Ka një mundësi nëse sulmi i tij funksionon. Po nëse duhet të jetë një skuadër angleze, atëherë them Manchester City. Pep Guardiola duhet t’ia dalë një herë”.

Kujtojmë se në 1/8-at e Champions-it, Manchester City do të përballet me Sporting e Lisbonës. Gjermanët e Bayern Munich do të ndeshen kundër Salzburg-ut. Ndërsa PSG dhe Real Madrid do të përballen mbrëmjen e sotme. Chelsea, kampionia në fuqi, do të sfidojë Lille.

Leave A Comment