• Home
  • Champions League
  • Matthaus zgjedh favoritet e Champions dhe skuadrën e ardhshme të Erling Haaland

Matthaus zgjedh favoritet e Champions dhe skuadrën e ardhshme të Erling Haaland

Merkato dhe Champions League.

Këto janë disa nga temat për të cilat ka folur Lothar Matthaus, legjenda e futbollit gjerman. Në veçanti, ish-lojtari i Bayern dhe Inter ka folur për të ardhmen e Haaland dhe për skuadrën favorite për të fituar kompeticionin europian më të rëndësishëm për klube.

Siç ka bërë të ditur Marca, Matthaus është përqendruar tek e ardhmja e Erling Haaland: “Te Bayern? Deri sa të jetë Lewandowski, jo. E shikoj më mirë me Mbappe te Real Madrid. Do të përshtatej më mirë”, ka thënë Matthaus.

“Skuadrat favorite për ta fituar Champions League në këtë sezon? Mendoj se favoritet janë Chelsea, Liverpool, City dhe Bayern Munich. Barcelona dhe Atletico Madrid? Të parët kanë disa probleme, të dytët janë të fortë dhe të rrezikshëm, por jo në nivelin e ekipeve të përmendura më sipër”.

Leave A Comment