• Home
  • La Liga
  • “Mbappe do të jetë nën presion kundër Real-it”, Mijatovic: Messi i motivuar, por…

“Mbappe do të jetë nën presion kundër Real-it”, Mijatovic: Messi i motivuar, por…

Të gjithë sytë do të jenë në Paris mbrëmjen e sotme, atje ku do të përballen PSG dhe Real Madrid, ndeshje e vlefshme për 1/8-at e Champions League.

Në qendër të vëmendjes do të jenë Kylian Mbappe dhe Lionel Messi, për të cilët ka folur ish-sulmuesi i madrilenëve Pedja Mijatovic në një intervistë të dhënë për El Larguero të Cadena Ser.

“Flasim për një finale të parakohshme mes këtyre dy skuadrave që duan të bëjnë diçka të rëndësishme në këtë kompeticion. Nëse Benzema do të luajë, do të jetë një avantazh i madh për Real Madrid, por besoj se Blancos mund të fitojnë edhe pa të”, ka thënë Mijatovic.

“Mbappe? Ka shumë personalitet. Pavarësisht nga kjo, mendoj se djaloshi do të ketë shumë presion. Mund ta mposhtë këtë presion, por nuk mendoj se do ta bëjë dhe kjo do të shihet. Flas nga eksperienca personale”.

Për Messi-n: “Është e vërtetë se nga momenti që ka shkuar te PSG nuk ka qenë në lartësinë e standardeve me të cilët ishim mësuar të gjithë. Ka qenë shpesh vendimtar kundër Real Madrid, por në vitet e fundit nuk e kam parë mirë”.

Leave A Comment