• Home
  • Futboll Bota
  • Mbappe i befasoi të gjithë, zbulohet sekreti i spanjishtes së tij të përsosur

Mbappe i befasoi të gjithë, zbulohet sekreti i spanjishtes së tij të përsosur

Shumë, nëse jo të gjithë, u befasuan nga spanjishtja e shkëlqyer e Kyllian Mbappe, kur iu përgjigj pyetjeve të “Movistar Fútbol”, pas ndeshjes PSG-Real Madrid 1-0, të martën.

Sekreti i Mbappe për të folur aq mirë spanjisht nuk lidhet me PSG. Ai filloi ta studionte këtë gjuhë qysh kur ishte te Monaco. Diçka që vetë klubi i Principatës e ka zbuluar, kur ka realizuar një video për ta uruar sulmuesin për ditëlindje.

Në atë video, Mbappé shihet duke luajtur, me shokët e klasës, por edhe teksa ndjek mësimin e spanjishtes me një mësuese private. Te PSG, Mbappé ka mundur ta praktikojë këtë gjuhë shumë, për shkak të numrit të bashkëlojtarëve që kanë si gjuhë amtare spanjishten, përfshirë trajnerin Pochettino.

Leave A Comment