• Home
  • La Liga
  • Mbappé-Real Madrid, marrëveshje totale. Francezi do të bëhet futbollisti më i paguar në botë

Mbappé-Real Madrid, marrëveshje totale. Francezi do të bëhet futbollisti më i paguar në botë

Siç raporton “Bild”, tashmë ka një marrëveshje totale mes Real Madridit dhe Kylian Mbappé. Francezi do të bëhet lojtari më i paguar në botë me një pagë prej rreth 50 milionë euro në sezon (bruto).

Klubi spanjoll tashmë ishte përpjekur në çdo mënyrë për ta blerë lojtarin verën e kaluar, madje duke i ofruar PSG-së 200 milionë euro. Një shifër e madhe, por e refuzuar nga klubi parizien, që tashmë do ta humbasë falas, pasi yllit francez i përfundon kontrata në fund të sezonit aktual.

Kampioni i botës zbaton ndër të tjera edhe këshillat e Zlatan Ibrahimovic. Sulmuesi i “Djallit” ka treguar se ka patur një diskutim me yllin e PSG në lidhje me atë që mund të jetë skuadra e ardhshme e francezit:

“Çfarë do të bëjë Mbappe sezonin e ardhshëm? Do të varet nga ajo që do ai dhe nga ajo që mendon. Mbappe më ka kërkuar një këshillë dhe unë i kam thënë: Në vendin tënd do të shkoja te Real Madridi.

Kam luajtur në skuadra dhe vende të ndryshme, prandaj jam rritur. Të luash në shtëpi gjatë gjithë karrierës është më e lehtë, ndërsa të shkosh në vende të tjera është aventurë sfiduese”.

Leave A Comment