• Home
  • La Liga
  • MBYLLET MERKATO | Aubameyang takon Laporta-n, por nuk firmos sonte te Barcelona! Zbulohet motivi

MBYLLET MERKATO | Aubameyang takon Laporta-n, por nuk firmos sonte te Barcelona! Zbulohet motivi

Në fund të një dite rraskapitëse negociatash, plot kthesa dhe permbysje, Barcelona shënoi goditjen e katërt të merkatos së saj të transferimeve dimërore.

Klubi katalanas praktikisht e ka mbyllur nënshkrimin e Pierre-Emerick Aubameyang, i cili largohet nga Arsenali pas katër vitesh!

Sulmuesi gabonez fillimisht do të duhet të ndërpresë kontratën me klubin londinez dhe më pas në ditët në vijim do të nënshkruajë marrëveshjen që do ta lidh atë me Blaugrana (me të cilët tashmë ka kryer ekzaminimet mjekësore) për gjashtë muaj, me opsion zgjatje për një sezon tjeter.

Lajmi eshte raportuar nga Sport. Pra, merkato eshte mbyllur zyrtarisht, por Aubameyang do te firmose si futbollist i lire.

Sakaq, Dembele do te qendroje pasi ka refuzuar disa opsione, se fundmi edhe Tottenham.

Leave A Comment