• Home
  • Tenis
  • Medvedev i zhgënjyer: Fëmija që dikur ëndërronte tani nuk ekziston më…

Medvedev i zhgënjyer: Fëmija që dikur ëndërronte tani nuk ekziston më…

Tenisti rus Daniil Medvedev ndihet ende keq pas humbjes në finalen e grand slam të Australian Open. Ai u mund 3-2 nga Rafael Nadal, në një ndeshje që dukej e fituar për rusin, pasi udhëhiqte 2-0 me sete dhe ishte përpara në setin e tretë. Gjithsesi, një tjetër finale e humbur në Melburn nga Medvedev, e dyta radhazi, që qëndron numri 2 në botë.

Nuk kam keqardhje për atë që ndodhi në fushë, pasi dhashë më të mirën, por Nadal ishte i jashtëzakonshëm. Në karrierën time ka patur çaste kur kam menduar të mos vazhdoj më të ëndërroj gjëra të mëdha, por në fund gjithnjë kam vendosur të eci përpara”, tha Medvedev, 25 vjeç, që në karrierën ka fituar vetëm një grand slam, atë të US Open (2021).

Gjatë kësaj finale të humbur kuptova se që sot e tutje do të luaj vetëm për veten time, familjen time dhe për njerëzit që më duan shumë. Fëmija që dikur ëndërronte nga sot nuk ekziston më, nuk ëndërron më. Ndonjëherë dëgjoj një person që më inkurajon dhe 1000 të tjerë që e heshtin atë. Nuk e di nëse kur të jem 30 vjeç do të vazhdoj më të luaj apo jo”, u shpreh Medvedev.

Leave A Comment