• Home
  • Tenis
  • Medvedev në çerekfinalet e Australian Open, eliminohet Halep

Medvedev në çerekfinalet e Australian Open, eliminohet Halep

Në Melburn të Australisë po luhen ndeshjet e fundit të raundit të katërt të grand slam-it Australian Open. Edhe sot nuk kanë munguar surprizat në fushë.

Tensitja rumune Simona Halep, ish-numri 1 në botë, u mund 2-1 nga francezja Alize Cornet (6-4, 3-6, 6-4). Një rezultat surprizë, pasi eliminohet nga nga favoritet kryesore. Në çerekfinale shkon edhe tenistja amerikane Danielle Collins, që mundi 2-1 me përmbysje belgen Elise Mertens (4-6, 6-4, 6-4).

Te meshkujt spikat fitorja e tenistit rus Daniil Medvedev, numri 2 në botë dhe favoriti kryesor. Ai mposhti 3-1 amerikanin Maxime Cressy (6-2, 7-6, 6-7, 7-5), në një ndeshje me rivalitet. Një biletë për në çerekfinale siguroi sot edhe kanadezi Felix Auger-Aliassime, që mundi 3-1 (2-6, 7-6, 6-2, 7-6) kroatin Marin Cilic.

Leave A Comment